Në Drejtorin e Inspektoriatit të Mjedisit Shkodër është organizuar një takim me shoqatën e gjahut Shkodër dhe gjahtarë nga i gjithë qarku Shkodër.

Në fokus të këtij takimi ka qenë ecuria e gjuetisë së ligjshme dhe ndërhyrjet e gjuetisë së paligjshme. Sipas kryeinspektorit, Edmond Tërthorja, institucioni që ai drejton do të jetë gjithmonë në mbështetje të shoqatës dhe gjuhëtarëve, në të cilën ndodhen të gjithë personat e liçensuar për gjueti.

Ndërkohë, ai pohoi se nuk do të lejohet asnjë lëvizje e kundërligjshme në gjueti. Sipas kryetarit të shoqatës së gjuetarëve në Shkodër, Zyhdi Mustafa, në vazhdim pritet të miratohet edhe ligjin i ri i gjuetisë në Kuvendin e Shqipërisë. Gjuetia e paligjshme është kthyer në problem shqetësues. Megjithatë, para një viti, Këshilli i Ministrave ka shtyrë moratoriumin deri në vitin 2021.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDRIÇIMI RRUGOR NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërSHERR ME NXËNËSVE NË SHKOLLË, PLAGOSET ME THIKË I RIU