Nga një takim mes gjuetarëve më të vjetër në Shkode, kryetari I shoqatës së gjuetarëve “Jakup Bajri” në Shkodër ka deklaruar se moratorium I gjuetisë nuk ka funksionuar prej ditës së parë ndërsa thotë se Federata e Gjuetarëve do t’I japë votën asaj partie politike që do të ndryshojë Ligjin për Gjuetinë.

Sipas tij, më shumë se 17 mijë gjuetarë në të gjithë vendin janë privuar prej shtatë vitesh për të ushtruar pasionin e tyre.

Nga ana tjetër kryetari I shoqatës kërkon që të gjithë gjuetarët të bëjnë edhe një herë regjistrimin e armëve të tyre pranë sektorit përkatës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Nga ana tjetër sekretari I shoqatës së gjuetarëve Xhabir Mehmeti denoncon rastet e gjuetarëve të cilët nuk e kanë ndërprerë asnjë ditë aktivitetin e tyre, pavarësisht moratoriumit 7 vjeçar.

Më herët Federata e Gjuetarëve e Shqipërisë ka dorëzuar në parlament peticionin me 21 mijë firma për ndryshimin e Ligjit të Gjuetisë dhe ndërprerjen e moratoriumit, por akoma nuk ka mbërritur një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë kërkesë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KREU I OSHEE: ZERO GJOBA NË ZONAT E PËRMBYTURA
Artikulli tjetërSHKODËR , MBETJET “ZËNË” VËNDIN E UJIT NË LUMIN KIR