Shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” ka zhvilluar një takim informues teksa i pranishëm ishte Themi Perri, sekretar i përgjithshëm fedetarës së gjuetisë.

Ky i fundit u shpreh se tashmë projektligji për shoqatat e gjuetarëve është dorëzuar në parlament. Pasi të bëhet miratimi i këtij projektligji nuk do të ketë më moratorium që ndalon gjuetinë sepse zonat e gjuetisë do menaxhohen nga vetë shoqatat. Gjatë 3 viteve të moratoriumit që vendosi ministria e mjedisit gjuetia e paligjshme ka lulëzuar thotë sekretari Perri.

Një mesazh për gjuetarët dha edhe kryetari i shoqatës për Shkodrën. Gjuetarët vazhdimisht kanë këmbëngulur që të hiqet moratorium dhe tashmë pasi gjykata kushtetuese nuk pranoi kërkesën e tyre për të hedhur poshtë moratoriumin është qeveria shqiptare ajo e cila ka pranuar një projektligj që nxjerr jashtë loje moratoriumin që ka ndaluar gjuetinë deri tani.

Artikulli paraprakBASHA THËRRET PROTESTËN E RADHËS ME 13 MAJ
Artikulli tjetërISH TË PËRNDJEKURIT KUNDËR PARTISË TË BILAL KOLËS