Shoqata e invalidëve para dhe tetraplegjik në qytetin e Shkodrës kërkon shtesat e prapambetura të pagesave të invaliditetit, pasi sipas tyre, që nga viti 2005 kjo shtresë nuk është trajtuar me pagesë të plotë siç e parashikon ligji.

Kryetarja e kësaj shoqate bën me dije se anëtarët nuk kanë marrë përfitimet e plota ndër vite. Shoqata i ka cilësuar këto shkelje të padrejta dhe do t’i drejtohet gjykatës për çështjen në fjalë. Shoqata e invalidëve në qytetin e Shkodrës kërkoi trajtim të kësaj çështje, pasi sipas tyre, ndër vite janë akorduar shtesa në pagesat, por ato nuk janë marrë nga anëtarët e shoqatës.

Artikulli paraprakARMËT BËRTHAMORE, BUSHATI I PËRGJIGJET PRESIDENTIT
Artikulli tjetër50 VITE NGA NDALIMI I FESË, PËRKUJTOHET DITA “E ZEZË”