Shoqata e invalideve tetraplegjik dhe paraplegjik ne nje deklarate te dhene per TV Star Plus , ka shprehur shqetesimin per mostrajtimin financiar ligjor te kesaj kategorie nder vite.

Personat me aftesi te kufizuar nuk kane perfituar pagesen e plote te aftesise se kufizuar qe rrjedh nga ligji per statusin e tyre.Duke e konsideruar si shkelje te te drejtave te tyre , disa u jane drejtuar gjykatave ndersa disa te tjere Avokatit te Popullit por pa gjetur zgjidhje.Kryetarja e shoqates Gjina Ndou i ben apel qeverise qe ky kalvar i gjate te marre fund sa me shpejt ne interest e ketyre qytetareve paraplegjik dhe tetraplegjik.