Shoqata e ish të përndjekurv politik dhe bashkia Shkodër organizuan një aktivitet në kuadër të 110- vjetorit të shpalljes së pavarësisë ndërsa në fokus ishte periudha e komunizmit në përgjatë këtij shekulli dhe vuajtjet me të cilat janë përballur shqiptarët. Gjatë fjalës hapëse kryetari I shoqatës Zenel Drangu tha se aktiviteti është I një rëndësie të veçantë.

Ndërkohë, Filip Guraziu, sekretar I shoqatës dhe ish- I përndjekur politik I cili ishte nismëtar për krijimin e këtij dokumenatri tregon se Shqipëria ende ndodhet në një periudhë të pushtetit autoritar, pushtet I cili ka ndikuar në emigrim masiv këto vite. Kryetari I bashkisë Bardh Spahia vlerësoi dokumenatrin.

Gjatë këtij aktiviteti u shfaq edhe një dokumentar I cili përfshiu të gjithë etapat në të cilat ka kaluar periudha e komunizmit në Shqipëri.