Kryetari I shoqatës së ish-të përndjekurve politik në Shkodër Zenel Drangu ka ngritur disa problematika me të cilat është përballur kjo shoqatë gjatë 8 viteve të fundit të qeverisjes së Partisë Socialiste.

Sipas kryetarit Drangu, duhet punuar më shumë në kategorinë e familjarëve të ish-të dënuarve politik pasi prej të paktën 1 viti u duhet të sorollaten dyerve të institucioneve për plotësimin e dokumentacionit të cilin ai e quan si të pavlefshëm, pasi ministritë përkatëse disponojnë të gjithë materialin e nevojshëm për të shpërndarë këstet e dëmshpërblimeve.

Nga qeveria e ardhshme, kryetari Zenel Drangu kërkon që të vlerësohen edhe 3600 dosjet e vonuara, ku me mijëra familjarë të ish-të përndjekurve politik akoma nuk kanë përfituar dëmshpërblimet, si shkak I vonesave në shqyrtimin e dosjeve.

Ministria e Financave ka miratuar një fond prej 10 milion dollarësh për të gjithë familjarët e ish- të përndjekurve politikë në të gjithë vendin, një fond ky I cili po shpërndahet me shumë vështirësi nga qeveria shqiptare, ka bërë të ditur kryetari I shoqatës së ish- të përndjekurve politik Zenel Drangu.

Artikulli paraprakTË MOSHUARIT: QEVERIA E RE TË RRISË PENSIONET
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: PD DO I KTHEJE DINJITETIN ÇDO INSTITUCIONI QE PRODHON ART DHE ÇDO ARTISTI