MUSTAFA: NUK KA NDËSHKIME, NUK ZBATOHET MORATORIUMI KUNDËR GJUETISË. Në vend që të ndëshkohen ata që gjuetarët që ushtrojnë veprimtari të paligjshme po favorizohen. Gjuetia e paligjshme sipas shoqatës së gjuetarëve vijon të jetë prezente e madje këta gjuetar nuk shqetësohen nga askush.

Kryetari i shoqatës së gjuetarëve Zyhdi Mustafa denoncon sërish këtë fenomen. Sipas Mustafës nuk po zbatohet jo vetëm sezoni i ndalimit të gjuetisë por as moratoriumi që ndalon gjuetinë. Ka patur raste kur duhej të ishin ndëshkuar persona të ndryshëm por kjo nuk ka na ndodhur thotë kreu i shoqatës së gjuetarëve. Edhe më parë shoqata e gjuetarëve “Jakup Bajri” ka bërë prezent problemin e gjuetisë së paligjshme por sipas tyre këto shqetësime nuk merren parasysh.

Artikulli paraprakPRANVERA, SHKAK I ALERGJIVE PËR FËMIJËT
Artikulli tjetërSKANDAL NË LEZHË, VIKTIMA TRANSPORTOHET ME FURGON