
Shoqata “Mërgimtari” ka organizuar sot një aktivitet në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër me temën “Zemra që nuk plaken kurrë”, duke sjellë emocione, muzikë dhe momente të veçanta për të moshuarit. Drejtoresha e Shoqatës “Mërgimtari” Lina Pjetri, u shpreh se qëllimi i aktivitetit ishte që të moshuarit të ndihen të vlerësuar dhe të kalojnë disa orë ndryshe nga përditshmëria e tyre. Ajo përcolli edhe një mesazh për të rinjtë, duke bërë thirrje që të mos i braktisin të moshuarit.
Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve, Fatjon Hoxha vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla, duke theksuar se ato ndikojnë pozitivisht në gjendjen emocionale dhe sociale të të moshuarve.
Në këtë aktivitet morën pjesë të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët sollën buzëqeshje dhe emocione tek të moshuarit.






