Në datën 24 tetor, u zhvillua në Tiranë një konferencë në nder të 80-vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave joqeveritare dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Shoqata “Nexhat” ishte ndër organizatorët kryesorë të ngjarjes, ku përmes fjalimeve të ndryshme u krijua një atmosferë diplomatike dhe reflektuese mbi rolin e OKB-së në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Gjatë konferencës, u theksua rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, u dënuan luftërat dhe aktet e terrorizmit, si dhe u ngritën shqetësime për shkeljet e kryera ndër vite nga organizata MEK.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR,VIJOJNË ME INTESITET RESHJET E SHIUT
Artikulli tjetërPËRDITËSIM I SITUATËS NGA RESHJET E SHIUT NË BASHKINË SHKODËR