Zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër nuk janë zhvilluar të qeta. Fitues në këtë proces u shpall kandidati Lazër Matija i cili mori 15 vota kundrejt 8 votave të kandidatit tjetër Kujtim Shaba. Pas fjalimeve hapëse mediave iu kërkua që të dalin jashtë por kandidati Shaba nuk ishte dakord.

Mbledhja vijoi me dyer të mbyllura ndërsa në fund Lazër Matija u shpall fitues por kandidati Shaba tha se është një proces i trukuar sepse janë minimalisht katër përfaqësues të shoqatave pa të drejtë vote dhe disa të tjerë që përfaqësuan shoqata të tjera edhe pse punojnë në klube të tjera futbolli.

Nga ana tjetër fituesi i këtij procesi Lazër Matija e quajti të rregullt votimit dhe tha se do përpiqet të përmirësojë situatën tek futbolli i moshave.

Lazër Matija si kryetari i ri i shoqatës rajonale të futbollit në Shkodër do përfaqësojë Shkodrën edhe si delegate në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF në zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF ndërsa bashkë me të dy delegatët e tjerë të Shkodrës janë presidenti i Adës Alfred Pjetri dhe trajneri dhe ish futbollisti Edi Martini.

 

Artikulli paraprakPOSTRIBË, FSHATI I RI ME PROBLEME TË VJETRA
Artikulli tjetërKUPA BASKET MESHKUJ, VLLAZNIA HUMB FINALEN NDAJ TIRANËS