Mbi 80 % e vijës bregdetarë në Lezhë do të jetë plazh publik dhe duke nisur nga sezoni turistik i këtij viti do të menaxhohet nga Bashkia Lezhë, përmes një shoqërie të krijuar prej saj. Projekt vendimi i tarifave për ofrimin e shërbimit në plazhe publike dhe caktimin e struktures përgjegjëse për administrimin e tyre, u paraqit për miratim në Këshillin Bashkiak, ku pati diskutime dhe debate mes paleve në lidhje me këtë çështje.Këshilltare të djathtë dhe të majte e konsideruan të lartë tarifen tavan të propozuar nga bashkia, e cila sipas tyre rëndon në xhepat e qytetareve.

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Brikena Vuksani tha se qytetaret nuk janë të detyruar që ta paguajnë tarifen që do vendoset, pasi do ketë hapësira publike në plazhe edhe pa shezlone.

Pas diskutimeve mes paleve me propozim të Kryetarit të Këshillit Bashkiak Ndue Luli, u vendos që të ulet tarifa e ofrimit të shërbimit në plazhe publike në masen 50% të vlerës së tregut, dhe më pas ky projekt vendim u miratua me shumicë votash.

 

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA KA NJË HAPËSIRË TË SHKURTËR KOHORE PËR INTEGRIMIN EVROPIAN”, RAMA: EDHE BE KA INTERES PËR TË PËRSHPEJTUAR PROCESIN E ANËTARËSIMIT
Artikulli tjetërRRITET NUMRI I LINDJEVE NË SHKODËR