Presidenti Ilir Meta ka dënuar rastin e shoqërimit të gazetarit në Tale të Lezhës duke e cilësuar atë si akt pa asnjë shkak të justifikuar ligjor.

Meta inkurajon gazetarët të shërbejnë me guxim, kurajo dhe proefsionalizëm teksa kërkon zbardhje të plotë të ngjarjes si dhe ndëshkim të autorëve.

Gjithashtu Meta thotë se këto janë raste të përsëritura të kërcënimit dhe shantazhit policor prandaj i kërkon Policisë që të distancohet nga praktikat abuzive.

STATUSI NGA ILIR META

Dënoj me forcë rastet e përsëritura të dhunës, shantazhit dhe kërcënimit policor mbi gazetarët në krye të detyrës, siç është edhe rasti i fundit i shoqërimit pa asnjë shkak të justifikuar ligjor të gazetarit z.Elvis Hila, i cili po raportonte për aksionin e IKMT në Shëngjin.
Duke shprehur solidaritetin e plotë me z.Hila, inkurajoj të gjithë gazetarët t’i shërbejnë me guxim, kurajo e profesionalizëm dhe transparencë informimit publik, bazuar vetëm mbi faktet dhe të vërtetat.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të tregojë profesionalizëm, të respektojë ligjin, lirinë dhe të drejtat e gazetarëve dhe të distancohet nga praktikat abuzive që na kthejnë pas në kohët më të errëta të dhunimit të të drejtave të njeriut, që e dëmtojnë rëndë imazhin e saj dhe të Shqipërisë.
Apeloj zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje dhe ndëshkimin pa hezitim të autorëve të këtij akti, si dhe të gjithë atyre që në mënyrë të përsëritur frymëzojnë dhunën, shantazhet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, IKËN DREJTORI I OSHEE DHE VJEN DREJTUESI I RI
Artikulli tjetërME 84 VOTA KUNDËR DHE 17 PRO, KUVENDI RRËZON 3 DEKRETE TË PRESIDENTIT META