Unioni i gazetareve shqiptare ka reaguar ne lidhje me rastin flagrant te policisë e cila ka bere shoqërimin ne polici te kameramatit te Tv Rozafa Kristian Troshani në qendër të qytetit ku ai ndodhej për arsye pune.

Unioni i Gazetareve Shqiptare, Dega Rajonale Shkodër proteston për shoqërimin, ushtrimin e trysnisë, moslejimin e përdorimit të telefonit si dhe mbajtjen e jashtëligjshme për mëse një orë të operatorit të TV Rozafa nga ana e efektivave të patrullës së policisë sepse ky i fundit nuk kishte të bënte me këtë shkelje. Në të njëjtën kohë vërejmë se për shkelje të tilla që nuk dëmtojnë drejtpërsëdrejti qytetarët policia ka të drejtën e masës administrative, në rastin konkret të vendosjes së gjobës dhe jo të shoqërimit qoftë edhe të vetë shoferit. Dega Rajonale e Shkodrës e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë u kërkon drejtuesve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme që ta shqyrtojnë me seriozitet këtë incident dhe të marrin masa ndëshkimi për këtë shkelje flagrante në radhë të parë të të drejtave të njeriut dhe aq më tepër ndaj të drejtës së një punonjësi të medias për arsye të misionit fisnik të punës që ai bën, informimin e publikut. Mendojmë se policia jo vetëm e Shkodrës por edhe në përgjithësi ka sa të duash punë për të bërë në misionin e saj në shërbim të qytetarëve sesa të shoqërojë me detyrim dhe të ushtrojë presion mbi një punonjës të medias pa kurrfarë lidhjeje qoftë as me shkeljen jo penale të mësipërme.