
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8 të Champions League, duke përcaktuar përballje të forta mes ekipeve më të mira të kontinentit. Derbi spanjoll mes Real Madridit dhe Atleticos është një nga ndeshjet më të spikatura, ndërsa PSG përballet me Liverpoolin në një duel të nivelit më të lartë.
Në përballjet e tjera, Bayern Munchen sfidon Bayer Leverkusen, ndërsa Benfica luan kundër Barcelonës. Gjithashtu, Interi përballet me Feyenoord, Arsenali me PSV-në, Dortmundi me Lillen dhe Club Brugge sfidon Aston Villën.
Ndeshjet do të zhvillohen më 4-5 mars dhe 11-12 mars, teksa finalja e Champions League do të luhet më 31 maj në Mynih.
Ndeshjet:
PSV-Arsenal
PSG-Livepool
Real Madrid-Atletico Madrid
Bayern Munchen-Bayer Leverkusen
Feyenoord-Inter
Clube Brugge- Aston Villa
Dortmund-Lille