Shorti në KQZ, LSI e PDIU me anëtarë në grupet e numërimit LSI me numërues në tavolinat çift, PDIU ato tek

LSI dhe PDIU do kenë anëtarë në grupet e numërimit të votave, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Shorti i hedhur nga KQZ sot, përcaktoi ndarjen e anëtarit të tretë mes këtyre dy forcave politike. Numëruesi i fundit i papërcaktuar në grupet e numërimit të votave, në tavolinat me numër çift anëtarësh do t’i përkasë LSI-së. Ndërsa PDIU, do ketë anëtar të saj në tavolinat me numër tek. Ky vendim i KQZ-së ka marrë dakordësinë e përfaqësuesve ligjorë të të dy këtyre forcave politike. Si ndahet anëtarët në grupet e numërimit Me vendimin e sotëm të KQZ, kompletohen me anëtarë grupet e numërimit të votave. Nga e djathta, numëruesit do t’i përkasin PD-së e PR-së, ndërsa për të majtën, njëri numërues i përket PS-së, ndërsa numëruesi i dytë është ndarë mes PDIU dhe LSI. Grupet numërimit: PS – 1 numërues PD – 1 numërues PR – 1 numërues LSI- 1 numërues në tavolinat me numër çift PDIU- 1 numërues në tavolinat me numër tek LSI kundër shortit në KQZ, Luan Rama: U shkel ligji, na takon ne Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur kundër shortit në KQZ që ndau mes LSI dhe PDIU, numëruesin e tretë në grupet e numërimit të votave. Nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se sipas rezultateve të vitit 2013, numëruesi i tretë i takonte LSI dhe KQZ nuk kishte nevojë të hidhte short me forcat e tjera politike.

Artikulli paraprakLOJTARËT E VLLAZNISË TË KËRKUAR NË MERKATO
Artikulli tjetër718 KALLËZIME PENALE – KORRUPSIONI & MASHTRIMI FINANCIAR, KLSH: 191 MLD LEKË DËMI NË 4 VITE