Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Prof. Artan Hoxha është zyrtarisht rektori i Universitetit të Tiranës. Pas karrierës së tij si dekan te Fakulteti Juridik tashmë ai do të drejtojë Universitetin më të rëndësishëm në Shqipëri.

Arben Gjata është konfirmuar tek Universiteti i Mjekësisë kurse rektori i Universitetit Bujqësor do të jetë Fatbardh Sallaku. Ndërkohë tek Universiteti Politeknik rektor do të jetë Andrea Maliqari. Ndërkohë për universitetet e tjera emrat e rektorëve vijojnë si më poshtë.

LISTA E FITUESVE PËR REKTOR

Andrea Maliqari- Universiteti Politeknik i Tiranës

Kseanela Sotirofski- Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit

Dhimitër Bello- Universiteti Fan S. Noli Korçë

Arben Gjata- Universiteti i Mjekësisë

Artan Hoxha- Universiteti i Tiranës

Suzana Golemi- Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër

Bektash Mema- Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër

Roland Zisi- Universiteti ‘’Ismail Qemali’’ Vlorë

Kastriot Çaushi- Universiteti i Arteve

Agron Kasa- Universiteti i Sporteve

Fatbardh Sallaku- Universiteti Bujqësor në Tiranë

Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit

Artikulli paraprakHAJNAJ NË KRYE TË BKH-SË, CALAVERA: NJË TJETËR HAP I RËNDËSISHËM NË ZBATIMIN E REFORMËS NË DREJTËSI NË SHQIPËRI
Artikulli tjetër“TEMPERATURA DERI NË 40 GRADË”, SINOPTIKANI: JA ÇFARË PRITET NË 10-DITËSHIN E PARË TË GUSHTIT, LAJM I MIRË ËSHTË SE…