Dëmtimi i barrierave mbrojtëse në Bypass-in e Shkodrës vijon të jetë një problematikë që nuk po merr zgjidhje prej kohësh. Përgjatë gjithë gjatësisë së tij vihen re parmakë të dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm, apo si pasojë e aksidenteve të cilat ndodhin gjatë natës. Herë pas herë një situatë e tillë është ngritur si shqetësim edhe nga banorët por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të ndaluar dëmtimin e këtij investimi tejet të rëndësishëm për Shkodrën. Ndërkohë shpejtësia tejet e lartë me të cilën lëvizin automjetet, jo vetëm sjell shkatërrimin e këtij investimi çdo ditë e më shumë, por vë në rrezik edhe jetën e qytetarëve të lëvizin në këmbë apo me biçikleta përgjatë Bypass-it.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të bëhet zëvendësimi i barrierave mbrojtëse sa më parë, si dhe të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata persona të cilët dëmtojnë këtë zonë. Ndërkohë masa duhen marrë edhe për ndalimin e lëvizjes me shpejtësi jashtë normave të lejuara në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt.

Artikulli paraprakBECI: VËMENDJE KORSIVE TË BIÇIKLETAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, HISTORIA E FOLKLORIT NË FOTO