Shpejtësia vijon të mbetet një nga problemet më të mëdha për banorët por edhe kalimtarët e aksit rrugor Shkodër – Postribë. Kjo zonë, totalisht e zbuluar nga kontrolli I policisë rrugore është kthyer disa herë në burim aksidentesh për shkak të pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve.

Pavarësisht ankesave të banorëve, situata nuk ka marrë zgjidhje pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë për ndriçimin e rrugës apo shtimin e patrullave të policisë, për të nxitur drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Nisur nga këto problematika, kërkohet një angazhim më I madh I banorëve të zonës për të qenë të kujdesshëm në këtë aks rrugor I cili ka marrë disa herë jetë njerëzish. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve, kryesisht në këtë periudhë ku shtohen lëvizjet, duhet të respektojnë patjetër rregullat e qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakBLLOKU I PALLATEVE “VËLLEZËRIT FRASHËRI” I TRANSFORUMAR
Artikulli tjetërLULISHTA E MOLOS, FREKUENTOHET NGA TË MOSHUARIT