Në këtë periudhë në liqenin e Shkodrës kanë mbërritur mijëra zogj shtegtarë.
Këto pamje mahnitëse i pëkasin kësaj të shtune. E gjithë sipërfaqja e liqenit është mbushur nga shpëndë të ndryshëm sic janë , bajukla , shapka, pulëbardha.
Një ndër të rrallët është edhe Pelikani Kaçurrel, një nga speciet e pakta në Evropë që deri tani ka shfrytëzuar si strehën e tij të fundit Lagunën Divjakë-Karavasta. Për të apasionuarit kjo është një mundësi për të eksploruar natyrën, për të vëzhguar shpendët migratorë që fillojnë e kthehen në liqen.
Jo më kot liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna janë shpallur zonë e mbrojtur “Ramsar” sepse janë ndër koridoret më kryesore në Europë për shpendët migratorë. Shumllojshmëria e shpendëve të migratorë tashme duket se ka gjetur paqe që vite më pare ishin kthyer në arenë lufte nga gjuetia pa kriter dhe krismat e armëve të gjahut. Mesa duket moratoriumi i gjuetisë ka dhënë edhe rezultatet e tij.
Gjatë këtij sezoni vihet re shtimi i shpendëve dhe shumëllojshëmeria e tyre. Vlerat turistike të liqenit janë të mëdha, pasi aty ka një harmonizim të përkryer të terreneve malore, fushore e ujore, që i japin kësaj zone një pamje piktoreske.