34 familje të policëve të vrarë, ashtu si çdo vit kanë marrë një shpërblim simbolik për festat e fundvitit. Ka qenë një aktivitet i organizuar nga bashkia Shkodër dhe drejtoria e policisë vendore në bashkëpunim me biznesin privat për të cilin kryetarja e bashkisë Voltana Ademi falenderoi.

I pranishëm ishte edhe drejtori i policisë së Shkodrës Lorenc Panganika.Në total që nga viti 1990 në qarkun Shkodër janë 40 polic të vrarë në detyrë ndërsa të pranishme ishin 34 familje që morën shpërblimin si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për policët të cilët dhanë jetën në krye të detyrës.