Qeveria do të japë 3 mijë lekë të rinj në formë shpërblimi për të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar. Ndërkohë kanë qenë pensionistët e qytetit të Shkodrës ato të cilët kanë dalë kundër kësaj shume të vendosur për ta pasi sipas tyre, 30 mijë lekë të vjetra një herë në vit nuk u shërbejnë për asgjë.

Të pyetur se cila do të donin të ishte shuma e shpërblimit të fundvitit, pensionistët shprehen se të paktën duhej të ishte 50 mijë lek të vjetra ashtu si vitin e kaluar.

Në një kohë që në pikat postare shpërndarja e shpërblimit do të fillojë në javën e parë të muajit dhjetor pensionistët shkodranë kërkojnë që ky shpërblim të vlerësohet si I tillë nga Ministria e Financave dhe të arrijë vlerën të paktën 50 mijë lek të vjetra, ashtu siç ishte një vit më parë.