Nga dje nisi shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe të vendit.

Nën masa të rrepta sigurie materialet zgjedhore u shpërndanë në 7 KZAZ-të e qarkut të Korçës, përkatësisht për 422 qendra votimi. Komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve po administrojnë kutitë e votimit së bashku me fletët e votimit, vulat, kamerat e qendrave te votimit dhe pajisjet PEI.

Kanë mbërritur për dy KZAZ-et e Lezhës materialet zgjedhore në një proces qe duket se gjithçka po shkon mirë dhe vijon normalisht.

Materialet zgjedhore mbërritën edhe në Sarandë dhe Delvinë.

Bashkia e Sarandë ka 53 Qendra Votimi. 35 në qytet, 8 në Nj.A Ksamil dhe 10 në rrethinat e bashkisë. Ndërsa Bashkia e Delvinës ka 22 Qendra Votimi. 12 në qytet dhe 10 në rrethinat e bashkisë.

Në Berat materialet zgjedhore u shpërndanë në 6 KZAZ-të e qarkut.

Edhe ne Vlore në KZAZ-ne nr. 84 te vendosur pranë palestrës së shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” mbërritën pajisjet për procesin e numërimit, por edhe për vëzhguesit.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

Shpërndarja e tyre në qendrat e votimit pritet të kryhet ditën e shtunë një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Artikulli paraprakE RËNDË NË MIRDITË! VETËMBYTET NË REZERVUAR 56-VJEÇARI, DYSHOHET SE VUANTE NGA…
Artikulli tjetërKUSH DO TA UDHËHEQË KISHËN KATOLIKE? KARDINALËT FILLOJNË SOT NË VATIKAN RITUALIN PËR TË ZGJEDHUR PAPËN E RI