Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.