Më datë 30.01.2017, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike

, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpumin me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë marrë informacion në rrugë operative se në afërsi të gjimnazit në qytetin e Shkodrës, ky shtetas po përgatiste lëndë narkotike për ta shitur në doza të vogla. Menjëherë është organizuar puna ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: * Eduard M, 18 vjeç, banues në Shkodër Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, iu gjetën disa doza në formë cigare, kurse në banesë, iu gjetën 80 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, të cilat së bashku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon dorezimi vullnetar i armeve. Dorëzohen 8 armë zjarri, 1160 fishekë si dhe 10 krehëra, nga këto: 6 armë zjarri në Malësinë e Madhe dhe 2 armë zjarri në Shkodër.