Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në Cërrik, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Në banesën e 55-vjeçarit G.Sh., nga pakujdesia gjatë gatimit ka shpërthyer bombola e gazit, njofton Policia. Për pasojë janë dëmtuar K.Sh., 29 vjeç dhe A.Sh., 26 vjeç. Të dëmtuarit pas mjekimit të marrë në spital, u larguan për në banesë pa dëmtime serioze

. Sakaq lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakKOTZIAS: NUK KEMI DISKUTUAR ÇËSHTJEN ÇAME ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërSHQIPTARJA ZBULON GRUPIN E PROSTITUCIONIT