Shpërthen bombola e gazit në Krujë. Plagosen babë e bir .

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Cudhi të Krujës, ku kanë mbetur të plagosur babë e bir. Burime nga policia lokale thanë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e 50-vjeçarit me inicialet G.M. Nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Si pasojë është plagosur kryefamiljari me inicialet G.M., i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, jashtë rrezikut për jetën dhe djali i tij, me inicialet M.M., 11 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar për në banesë.