Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit A.N. Sipas policisë për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

‘Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.’-njofton policia.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAVOKATJA E POPULLIT: DUAM MAKINA TË REJA, LËVIZIM ME TË ’99
Artikulli tjetërREKTORJA E UNIVERSITETIT TE SHKODRES TAKIM ME PRESIDENTIN E KOMITETIT OLIMPIK SHQIPTAR