Një shpërthim i fuqishëm tronditi Lezhën mbrëmjen e së dielës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ku brenda një lokali byrektore, në pronësi të shtetasit K.M., shpërtheu bombula e gazit.Për pasojë u shkaktuan dëme të shumta materiale, jo vetëm në objektin ku ndodhi shpërthimi, por edhe në bizneset aty pranë, në disa apartamente dhe në tre automjete.
Zhurma e krijuar ishte mjaft e fortë, duke shkaktuar frikë dhe panik në zonë. Të shumtë ishin qytetarët që dolën nga banesat e tyre, ndërsa pamjet tregojnë se forca e shpërthimit ka prekur një perimetër të gjerë.
Pronaret e biznesve dhe banor flasin per deme te shumta materiale, duke shpresuar qe ata te vleresohen dhe te kompensohen.
Nderkohe Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të bombulës së gazit. Sipas të dhënave paraprake, ajo ishte rreth 50 litra, çka e deshmojne edhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara në mure, fasada dhe xhama.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET 50-VJEÇARI TEK ANTENAT NË FUSHË-ARRËZ
Artikulli tjetërM.MADHE PËRKUJTON 115-VJETORIN E KRYENGRITJES SË 1911-ËS