Shpërthimi i një bombule gazi mund të kishte rezultuar fatale për familjen Vukaj në qytetin e Shkodrës. Ka qenë ora 12:40 minuta kur në katin e parë të një pallati në lagjen “Perash” ka shpërthyer bombula e gazit. Në momentin e shpërthimit 3 anëtarët e familjes Vulaj ndodheshin brenda banesës së tyre.

Për fatin e mirë kanë arritur që të operojnë me shpejtësi në mënyrë që dëmet të mos përshkallëzoheshin e po ashtu edhe duke shuar me shpejtësi flakët e zjarrit. Nga shpërthimi i kësaj bombule gazi nuk ka dëmë në njerëz por vetëm lëndime të vogla ndërsa demet janë vetëm materiale në guzhinën e shtëpisë.Sapo është marrë njoftimi për këtë ngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset të cilat kanë ndihmuar duke ndërhyrë me shpejtësi në mënyrë që situata të normalizohej dhe të mos kishte më rrezikshmëri. Përveç shpërthimit të njërës prej bombulave të gazit, familja Vukaj në ato çaste ka qëndruar me ankth duke qenë se në banesë dispononin edhe bombula të tjera të cilat i përdorin në përdtishmërinë e tyre. Duke qenë se hyrja ndodhej në katin e parë ka qenë një avantazh për familjarët të cilëtkanë dalë menjëherë jashtë në trotuar duke nxjerrë edhe bombulën e cila pati avarinë. Edhe pse efektivët e zjarrëfikësve disa herë kanë bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes sidomos me bombulat e gazit, sërish ka probleme. Ndër këshillat kryesore janë ndërrimi i herëpashershëm i këtyre bombulave por edhe kujdesi maksimal në përdorimin e tyre duke qenë se po kthehen në shkakun kryesor për djegien e shtëpive të ndryshme.

Artikulli paraprak25 VJETORI I PD, BERISHA: DO TË MBETEM PËRHERË I JUAJI
Artikulli tjetërLUMI DRIN MBUSHET ME MBETURINA