Aktori Edmond Budina  u shpreh se shteti shqiptar është në kolaps total.

Budina tregoi edhe momentin kur i kishin dërguar ushqime personave që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti fuqishëm. Aktori tha se në momentin që kanë shkuar te qytetarët, këta të fundit i kanë parë si perëndi, sepse ishin lënë në mëshirë të fatit.

Budina: Shteti shqiptar është në kolaps dhe nuk e di në këtë vend a kanë shpirt këta njerëz apo nuk kanë shpirt këta njerëz. I kishin lënë njerëzit në mëshirën e tyre vetëm disa çadra ishin ngritur dhe njerëzit nuk kishin asgjë.

Si të babëzitur, në fatkeqësinë e tyre të madhe kur na panë ne sikur iu shkoi perëndia. Unë nuk e di se në ç’vend mund të ndodhi kjo gjë që politikanët të tallen në këtë mënyrë me realitetin dhe me këtë tragjedi të madhe.