
Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
21 persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi i një tubacioni në një central energjitik në Kinë. Shpërthimi ndodhi në mesditë, për shkak të çarjes së një tubi që shërbente për qarkullimin e avullit me presion, në një zonë industriale të qytetit të Dangyang, në provincën Hubei. Arsyet e aksidentit ende nuk dihen, por janë nën hetim.






