Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka reaguar ndaj një deklarte që presidenti i Federatës së Peshëngritjes ka bërë në një të përditshme sportive shqiptare.

Elez Gjoza në këtë shkrim thotë se Qerimaj sjell vetëm raporte për t’u shmangur dhe se ka përfituar 30 milionë lekë. Peshëngritësi Qerimaj në reagimin e tij në rrjetin social Facebook e quan Gjozën gënjeshtar dhe thotë se do ta padisë në gjyq.

Reagimi i plotë i Erkand Qerimajt: Zoteri Elez Gjoza ju jeni genjeshtari me i madh qe njoh ! Do ngrej padi kundra jush per shpifje ndaj meje , mjafton ti hedhesh nje sy gazetes ne te cilen je intervistuar ! Do shihemi ne gjykate zoteri , sepse ju ne 10 fjali 11 i thoni genjeshtra. Ju shpifni qe une kam marr 30 milion lek trajtim ushqimor pa bere gare , e verteta qendron ndryshe duke marre vetem 5 muaj trajtim ushqimor vitin qe kaloi i cili eshte 50 mij lek te reja ne muaj ku nga keto 15% mban shteti !

Jeni ne borgj kundrejt meje 7 muaj pa trajtim ushqimor ne vitin 2016 ! Megjithate borgji yt kundrejt meje nuk mbaron me kaq sepse me detyrohesh edhe 1500 euro per demtimin qe kam pesuar ne shpinde gjate stervitjes per kampionatin boteror ! Mjekimin ja mundesova vet vetes me leket e mia sepse ti me thoje genjeshter pas genjeshtre duke me premtuar se do i marr ! Me ktheni borgjet Zoteri Genjeshtar sepse eshte trajtim ushqimor qe me takon e vjen nga fondi i taksapaguesve shqiptar !

Nuk e di me cfar llogarie matematikore Zoteria juaj thoni qe kam marr 30 milion leke trajtim ushqimor ! Nje nder genjeshtrat me absurde qe keni shpikur ju ! Ende nuk kam marre pergjigje nga ju , as une as taksa paguesit shqiptar ! Si kryetar i lagjes LSI , kryetar minibashkie Tirane , President i Federates se peshengritjes , ish drejtor doganash si arrini te posedoni vilat e bukura dhe jetesen luksoze ! Kryeministri i Vendit tone Edi Rama ka thene se kur permenden doganieret te gjitheve na shkon mendja tek hajduti , si mendoni ju Zoteri Genjeshtra !

Arrini kulmin te me sulmoni padrejtesisht mua qe kam nderuar vendin tim shume e shume here , une ndryshe nga ju kam popullin mbeshtetes dhe perkrahes ndersa ju keni partine!

/ Star Plus TV /