Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugë dhe lagje të Librazhdit.

Vendorët thanë se uji është shtuar dhe për shkak të dëmtimit të tubacionit të një HEC-i privat në Stravaj. Për pasojë pati rrezik përmbytje edhe për banesa dhe varrezat e qytetit. Kurse në rrugën Murrash – Librazhd dhe në disa akse të tjera rurale pati edhe rrëshqitje të gurëve.