Një varkë shpërtheu në flakë gjatë pasdites së sotme në portin e jahteve në Marinën Alimos në Greqi. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:40.

Katër bote me ujë, një mjet zjarrëfikës dhe 10 pjestarë të Brigadës së Zjarrit u angazhuan për vënien në kontroll të zjarrit në varkë. Varka 15 metra e gjatë ishte e lidhur 3 metra larg nga toka.

Pak pas orës 16:00 zjarri u vendos nën kontroll të pjesshëm dhe pastaj varka u tërhoq nga porti në një pikë të sigurt për të përfunduar operacionin.