Shpërthimi i sobës së gazit, ka bërë që një person të mbetet i dëmtuar me djegie të shumta në fytyrë.

Ngjarja e u shënua pasditen e djeshme, e martë, në lagjen “Lalm i Ri”, të qytetit të Lezhës. Në kuzhinën e banesës private të 70-vjeçarit M.B., banues në Lezhë, ka shpërthyer në flakë soba e gazit. Për pasojë janë thyer xhamat e dëmtuar dera e kuzhinës si dhe M.B., ka pësuar djegie në fytyrë e ndodhet në spital.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për vlerësim.

Artikulli paraprakGODET VETEN ME THIKË, GRUAJA NË GJENDJE TË RËNDË
Artikulli tjetërINTEGRIMI, KNUT FLENCKESTEIN: DUAM TË HAPIN NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË