Një shpërthim i fuqishëm në qytetin belg të Antwerp-it ka shkatërruar të paktën tri ndërtesa duke lënë shumë persona nën rrënoja.

Sipas mediave lokale, të paktën 5 persona raportohen të jenë plagosur në zonën Paardenmarkt. Policia lokale tha se shpërthimi i fuqishëm nuk kishte lidhje me terrorizmin, ndërsa raportohet se shkak për shpërthimin mund të jetë bërë një rrjedhje gazi. Autoritet thanë se “shpërthimi ka përfshirë tri ndërtesa në Paardenmarkt”. Zëdhënësi i policisë, i cituar nga “The Daily Star”, tha se “ka disa viktima”.