Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në të Bukuresht të Rumanisë. Si pasojë e shëprthimit janë shkatërruar dy pallate, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur të paktën 13 të tjerë. Shpërthimi preku katin e pestë dhe të gjashtë të ndërtesës tetëkatëshe. Autoritetet thanë se shkaku i shpërthimit fatal nuk është ende i qartë.

Furnizimi me gaz është ndërprerë në zonë si një masë paraprake sigurie. Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë tha se viktimat ishin raportuar me politraumë dhe djegie. Një person u gjet i vdekur nën një pllakë betoni në katin e gjashtë të ndërtesës, ndërsa të paktën 13 persona u transportuan në spitalet në kryeqytet. Të gjithë banorët u evakuuan nga ndërtesa dhe ekipet e shpëtimit po kryejnë operacione kërkimi për të identifikuar çdo person të bllokuar. Nxënësit dhe mësuesit në një shkollë e cila ndodhej pranë vendit të shpëtimit, u evakuuan,

“Pas shpërthimit, një bllok tjetër apartamentesh aty pranë u prek, ku u vunë re elementë ndërtimi të shkëputur nga fasada e ndërtesës”, thanë autoritetet e emergjencës në një deklaratë.

Artikulli paraprakKREU I BASHKISË SHKODËR BENET BECI: SHKODRA PROTESTON PËR KOSOVËN
Artikulli tjetërTRUMP TAKOHET ME ZELENSKYN, PRESIDENTI UKRAINAS MBËRRIN NË SHTËPINË E BARDHË