Fushë-Krujë, shpërthim me eksploziv, dëmtohen 5 makina

 

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fushë-Krujë, ku si pasojë janë dëmtuar pese  automjete. Shpërthimi ka ndodhur përpara shtëpisë së oficerëve në lagjen “Punëtori” të këtij qyteti. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë nuk dihet se kush ka qenë objekti i këtij shpërthimi me eksploziv. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij shpërthimi.