Rreth orës 06:40, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., me banim të përkohshëm në Itali, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. (Prej më shumë se 20 vitesh nuk banon njeri në këtë banesë).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakBRUKSELI 49 MILIONË EURO PËR SHQIPËRINË, MBËSHTETJE PËR KLIMËN E BIZNESIT DHE DIGJITALIZIMIN. JA SI DO TË NDAHEN
Artikulli tjetërMINISTRJA SALA PËR AKUZAT E DEPUTETIT KORRESHI: SPITALI I LUSHNJES, PJESË E NJË PROGRAMI INVESTIMESH. OPOZITA NUK BËHET ME BATUTA