Shpërthim me tritol në nje banese ,nuk dihen shkaqet

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnatës ditën e djeshme në Selenicë të Vlorës. Burimet nga policia sqarojnë se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Sabaudin Bregut. Eksplozivi ishte vendosur tek muri rrethues i banesës së tij, por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të plagosur. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia vazhdon hetimet për të identifikuar autorin e vendosjes së lëndës plasëse dhe zbardhjen e shkaqeve.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, GRUAJA SHQIPTARE NË KOMA
Artikulli tjetërGJENDET E DJEGUR NË MAKINË KËNGËTARJA E HITIT “LAMBADA”