Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Vlorë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23 të mbrëmjes së të shtunës. Sipas informaciomeve te para shperthimi ka ndodhur ne katin e parë në një palestër, e cila më parë ishte përdorur si mobileri. Palestra eshte ne pronesi te shtetasit O. Malaj.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Lef Sallata”, është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit. Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

Artikulli paraprak20-VJEÇARI QELLON VETEN ME ARMË ZJARRI NË KOKË,VDES PAS DISA ORESH
Artikulli tjetërSHQIPTARI I DEHUR NDIQET NGA POLICIA ITALIANE,I MERR ZJARR MJETI