Një shpërthim i fuqishëm është raportuar mbrëmjen e sotme në metronë e Parisit duke çuar në evakuimin e dhjetëra pasagjerëve.

Incidenti në Linjën 6, apo afër stacionit Place d’Italie, duket se është shkaktuar nga një zjarr elektrik, por ka rritur frikën nga terrori teksa Franca mbetet në alarm. Tetë pasagjerë besohet se janë plagosur në shpërthim.“Mirror” thotë se është e paqartë çfarë e ka shkaktuar incidentin, por personeli i sigurisë ka bllokuar zonën. Dhjetëra policë të armatosur po ashtu kanë mbërritur në vendngjarje. Franca mbetet në alarm që prej të Premtes së kaluar kur një terrorist me hanxhar sulmoi policinë afër Muzeut të Luvrit.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, PRITEN RESHJE LOKALE
Artikulli tjetërGJYKATA VENDOS SOT PËR FATIN E RAMUSH HARADINAJT