Tre persona humbën jetën pas një shpërthimi në impiantin e menaxhimit të mbeturinave Ecopartenope në Marcianise, në provincën e Casertës në Itali.

Sipas informacioneve fillestare nga zjarrfikësit, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së trajtimit të mbeturinave. Disa ekipe zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje.

Tre viktimat ishin punëtorë mirëmbajtjeje: ata vdiqën nga vala goditëse e shkaktuar nga shpërthimi i një rezervuari vaji të përdorur. Të tre po punonin në një depo të kompanisë dhe shpërthimi i hodhi disa metra në ajër. Nuk raportohet për persona të tjerë të zhdukur, por dy të tjerë pësuan lëndime të lehta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAPLIKIMET PËR VIZËN AMERIKANE, DASH NJOFTIM TË RËNDËSISHËM
Artikulli tjetërHASANI I LË ‘STAFETËN’ SPIROPALIT, MINISTRJA: SË BASHKU DO TË ÇOJMË PËRPARA OBJEKTIVIN STRATEGJIK PËR SHQIPËRINË NË BE