Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Aventino në Romë. Një makinë shtë dëmtuar e për momentin nuk ka asnjë të plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur përballë ndërtesës së Postës në nja lagje historike të Romës. Informacionet e para flasin se shpërthimi ëshë shkaktuar nga dy pako bomba të radiokomanduara. Policia italiane ka kërkuar kohë mediave në dhënien e informacionit e po heton mbi c’ka ka ndodhur. Në vendngjarje ndodhet forcat e policisë shkencore e zjarrëfikësit. Dëshmitarët rrëfejnë se shpërthimi ka qënë shumë i fortë duke shkaktuar frikë e panik tek banorët e zonës e tek kalimtarët.

Artikulli paraprakBALLA: LETRA E HAHN MESAZH TEPËR I QARTË PËR PARTINË DEMOKRATIKE
Artikulli tjetër13 MAJI, PD SHKODËR FTON QYTETARËT NË PROTESTË