Shpërthim në një magazinë mielli,vetem deme materiale

 

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën Pjetër Budi në qytetin e Burrelit mbrëmjen e së shtunës. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor, që ka konstatuar se në pjesën ballore të një magazine tregtimi mielli, në pronësi të shtetasit me inicialet M.S., 55 vjeç, kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës. Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe ka shoqëruar disa shtetas për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.