Shpërthim në një traget në Bali 2 viktima dhe 20 të plagosur, në bord shumë turistë të huaj
Dy viktima dhe të paktën 20 të plagosur, është bilanci i shpërthimit në bordin e një trageti turistik që transportonte rreth 35 persona mes ishujve të Balit dhe Lombok në Indonezi. Njëra nga viktimat është një shtetase gjermane, ndërsa viktima e dytë është një indonezian. Ndër të plagosurit ka shtetas portugezë, gjermanë, australianë, britanikë dhe koreanojugorë. Incidenti ka ndodhur menjëherë pas nisjes. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit por policia ka bërë të ditur se nuk ka qenë një bombë. Pista më e besueshme është shpërthimi i serbatorit me benzinë të mjetit lundrues.