Një shpërthim është regjistruar në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul, duke lënë të plagosur dhjetëra persona. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, dhe autoriteti de fakto i talibanëve ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje.

AP ka cituar dëshmitarë të kenë thënë se shpërthimit – që është i pari në Kabul në disa muaj – ndodhi brenda një tregu, ku punojnë këmbyesit e valutave të ndryshme. Tregu ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit.

Talibanët, autoriteti i të cilëve nuk njihet ndërkombëtarisht, kanë forcuar sigurinë në mbarë vendin që prej se erdhën në pushtet gushtin e kaluar, duke ngritur pika të kontrollit në mbarë Kabulin dhe duke shtypur organizatën terroriste të Shtetit Islamik.

Shpërthimi në Kabul vjen vetëm një ditë pasi në këtë shtet mysliman nisi Muaji i shenjtë i Ramazanit.

Artikulli paraprakEMRI/ TRAFIK DROGE NË ZVICËR DHE ITALI, PROKURORIA KËRKON SEKUESTRO TË PASURISË ME VLERË 800 MIJË EURO
Artikulli tjetërSTRATEGJIA E RE E UKRAINASVE/ IU OFRUAN SIMITE TË HELMUARA USHTARËVE RUSË, 2 TË VDEKUR DHE 28 RËNDË NË SPITAL