NGJARJA NDODHI NË NJË KAFENE NË QYTETIN RUS KAZAN. Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë zhdukur nën rrënojat e një qendre tregtare në qytetin rus Kazan, e përfshirë nga zjarri. Lajmi bëhet me dije nga zyrtarët dhe mediat loakle të cilat thonë se zjarri shpërtheu në një kafene në katin e parë dhe më pas u përhap në dy katet e tjera të qendrës trekatëshe.

Shefi i Ministrisë Rajonale për Raste Urgjente, Igor Panshin, ka deklarua se të paktën 25 persona që ndodheshin në qendër tregtare akoma nuk kanë kontaktuar me familjet e tyre, ndërsa 16 të tjerë po kurohen në urgjencë. Ndërsa ekipet e shpëtimit po kontrollojnë rrënojat e qendrës tregtare dhe sipas tyre janë evakuuar rreth 200 persona. 

Artikulli paraprakCHAMPIONS, PSG ELEMINON CHELSEA-N PAS 120 MINUTAVE LOJË
Artikulli tjetërALUIZNI SHPALL 215 EMRA PËR LEGALIZIM