Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Mançester të Britanisë së Madhe në fund të koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande, duke shkaktuar 19 viktima dhe mbi 50 të plagosur.

Sipas asaj që raporton policia, bëhet fjalë për një “incident serioz”, i cili dyshohet të ketë prapavijë terroriste. Policia ka evakuuar zonën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos kalojnë në “Manchester Arena”.

Forca të shumtë të policisë ndodhen në vendngjarje. Dëshmitarë të ndryshëm thonë se kanë dëgjuar dy zhurma të forta, por pa e kuptuar se çfarë ndodhur konkretisht, megjithatë policia britanike informon se raportohet vetëm për një shpërthim.

Gazeta “Idipendent online” shkruan se në rrjetet sociale shumë persona tregojnë se janë larguar me lot në sy dhe të mbuluar nga gjaku. Shtypi anglez shkruan se shumica e viktimave janë adoleshentë dhe fëmijë nën moshën 18 vjeç, të cilët kishin ardhur të ndiqnin koncertin muzikor të Ariana Grandes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMË NË FUND! KUVENDI MIRATON VETTINGUN
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET BANESA NË GRUDË TË RE